Mane grushtoi Sanen, Bayerni e nxjerr në shitje
Bayern Munchen pësoi humbje të thellë nga Manchester City, një disfatë e rëndë 3-0 që praktikisht i nxjerr nga gara në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte vetëm pjesa e dukshme, pasi kjo transfertë u pasua me një ngjarje aspak të këndshme. Sipas “Bild”, mes Sane dhe Sadio Mane pati një përplasje të fortë në dhomat e zhveshjes, madje senegalezi shkoi deri aty sa goditi me grusht në buzë sulmuesin gjerman.
Kjo ngjarje sipas medieve gjermane nuk mund të kalojë thjesht me gjobë apo me një paralajmërim për Manen, por sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Bayernit po planifikojnë ta bëjnë shembull: “Mane mund të largohet nga Bayern”.Drejtuesit e Bayern janë mbledhur menjëherë pikërisht për këtë çështje, për të marrë masa. Pezullim, gjobe dhe përjashtim janë opsionet në tavolinë. Që nga dita kur u transfera në Munchen, Mane nuk e ka justifikuar në asnjë moment investimin e klubit, është larg formës së tij të shfaqur te Liverpooli. Në përfundim të këtij sezoni, sipas të gjithë gjasave, Mane pritet të nxirret në shitje.