Mane: Me duhet edhe pak kohë të ambientohem   

04 tetor 2022 | 11:16

Sadio Mane u transferua gjatë verës nga Liverpooli te Bayern Munchen. Një kalim i cili sigurisht në kampin e bavarezve e pritën me entuziazëm, pasi të gjithë shpresonin që ish-lojtari i “The Reds” do të ishte zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, i cili u largua drejt Barcelonës.

Por ky fillim sezoni për senegalezin nuk ka qenë i mirë, pasi akoma sulmuesi nuk ka arritur të dhurojë gola në Bundesligë.

Në lidhje me këtë, vetë Mane ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të UEFA-s ku ka kërkuar edhe pak kohë që të ambientohet me futbollin gjerman, pasi sipas tij nuk është aspak e lehtë të ndryshosh skuadër.

“Nuk është e lehtë të ndryshosh klub. Në Angli kam jetuar vite shumë pozitive, dy te Southamptoni dhe gjashtë te Liverpooli. Tani ndodhen në një shtet të ri dhe gjithçka ndryshon: njerëzit, skemat, gjithçka. Nuk jam përshtatur akoma, e dija këtë gjë dhe nuk kam mbetur i habitur. Po ndodh siç e kisha parashikuar. Te Bayerni më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem me të vërtetë i lumtur”, ka thënë Mane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi shënoi një gol nga penallti në miqësoren kundër Istanbulsporit,…