Mane: Më vjen keq për Salahin, jemi shumë krenarë

07 shkurt 2022 | 15:38

Një moment krenarie që Sadio Mane nuk do të harrojë kurrë. Sulmuesi i Senegalit, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut, ka meritën e madhe që nuk u demoralizua edhe pse humbi penallti që në minutën e katërt.

“Jam shumë krenar. Është një moment i pabesueshëm për të gjithë vendin tonë”, ka thënë ylli i Liverpoolit, i cili shkoi të ngushëllonte edhe shokun e klubit, Salah, i cili mbeti në lot dhe nuk pati fatin të godiste penalltinë për Egjiptin, duke qenë i pesti në radhë: “Më vjen keq për Salahun. E di se si ndihet. Është një zhgënjim i madh për të dhe shkova ta ngushëlloja”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të sezonit auditues 2021/2022, Zyra Kombëtare e Auditimit…