![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/mane-2.jpg)
Mane: Ndjehem keq që largohem në këtë formë nga Bayerni
01 gusht 2023
| 12:37
Sadio Mane tashmë konsiderohet si ish-futbollist i Bayern Munchen, duke qenë se zgjodhi të kalonte në Arabinë Saudite te skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.
Në vigjilje të aventurës së re, ka vend edhe për keqardhje tek senegalezi i cili në një prononcim për “Sky Deutschland” shprehet se dëshironte një tjetër fund për kapitullin e tij me Bayernin.
“Ndjehem keq që po largohem në këtë formë nga Bayerni. Do të dëshiroja shumë që të kisha një tjetër fund me këtë klub, e di që mund ta kisha ndihmuar shumë skuadrën në sezonin e ri. Prisja një nga ato sezone ku të tregoja të gjithë vlerat e mia, por tani ka ardhur fundi. I uroj klubit dhe tifozëve të Bayern më të mirat”, u shpreh Mane.