
Mane në ‘radar’ të PSG-së
11 dhjetor 2019
| 11:49
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, është në “radar” të kampiones së Francës, Paris Saint-Germain. Lajmi është bërë me dije të martën nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Në skuadrën nga Parisi, Mane shihet si një zëvendësim ideal për Neymarin. 27-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023, por PSG-ja është e gatshme të paguajë dëmshpërblim mbi 100 milionë euro.