Mane përfundon me sukses testet mjekësore te Al Nassri

01 gusht 2023 | 11:31

Sulmuesi senegalez Sadio Mane ka përfunduar me sukses testet mjekësore me klubin nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Sot Mane ka bërë testet mjekësore në Dubai, me klubin saudit. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, 31-vjeçari i përfundoi testet mjekësore me sukses dhe shumë shpejt pritet të bëhet lojtar i ri i Al Nassr. Zyrtarizimi i Manes thuhet se do të vjen sot gjatë ditës pasi marrëveshje është arritur mes gjitha palëve.

Te Al Nassr, senegalezi do të gjej emra yjesh si Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozoviq dhe Anderson Talisca.

Përveç Bayern Munchen, Mane në të kaluarën ka luajtur edhe me Liverpoolin, Southamptonin dhe RB Salzburgun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë…