Mane refuzoi Realin
29 tetor 2019
| 16:32
Sulmuesi afrikan Sadio Mane preferoi më shumë të mbetej në Liverpool para se të transferohej në Real Madrid, ani pse ishte objektivi kryesor i skuadrës nga La Liga.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Don Balon”. Sipas këtij të fundit, “Los Blancos” ishin të gatshëm t’i paguanin 180 milionë euro për 27-vjeçarin. Mirëpo, Mane ndihet mjaft mirë tek kampioni aktual evropian dhe preferoi më shumë të qëndronte në “Anfield Road”. Mane padyshim se llogaritet njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.