Mania, Narcizmi dhe Pedofilia
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
“Epshet te njerëzit janë sikur era,
Të nevojshme për ti lëvizur të gjitha,
Ndonëse shpesh shkaktojnë orkanë”
(Fontenelli)
Po kaloi direkt në temë, duke pasur parasysh se sa imediat është reagimi dhe veprimi ndaj këtyre dukurive të rrezikshme që disa i shohin, kurse disa mbesin ashtu si janë dhe në fund vuajnë viktimat, padyshim se lloji i këtyre personave na rrezikon dhe ne duhet ti njohim.
Lloji i tillë i njerëzve që do ti përmend tash në këtë shkrim të radhës, është si vazhdimësi e shkrimit tim paraprak!
(Psikopatët dhe Sociopatët29.04.2022)
E shkruar në këtë gazetë shumë të respektuar Epoka e re.
Ne duhet ti dallojmë këta njerëz dhe ti denoncojm urgjentë në organet e rendit Polici.
Mania – Maniakët
Psikoza maniake depresive është një sëmundje shpirtërore, shkaktarët e së cilës nuk janë përcaktuar ende sot e kësaj dite.
Kjo sëmundje manifesohet me ndryshimet drastike të disponimit prej melankolise deri te mania ekstreme.
Janë melankolit ekstrem.
Melankolia e tyre(Maniakëve)
Manifestohet me disponime të pikëllueshme, lëvizjet janë të ngurta, të ngathtë, kurse mendimi dhe motivimi janë shumë të frenuara.
Maniaku ndjehet më pak i vlefshëm ose aspak dhe çdo gjë i duket e pamundshme dhe joreale për te.
Përkunder kësaj, Mania i manifestohet me disponimin e hareshëm, në të menduar paraqitet e ashtuquajtura ikja e ideve (humb nga realiteti), është e theksuar nevoja për të folur dhe është i shtuar aktiviteti motorik.
I sëmuri maniak ndjehet i kënaqur, i lumtur dhe përplot fuqi.
Në këtë aktivitet të shtuar, ndërkaq, mungon frenimi normal dhe veprimi kritik, për ç’arsye i sëmuri tejkalon masën dhe vjen në konflikt me rrethinë dhe shkakton dëmtime të mëdha, prandaj kujdes ju lutem!
Vrulli i shtuar seksual i manifestohet me koituse shumë të shpeshta, prandaj personat e tillë janë të shtyrë ti ndërrojnë partneret sepse bashkëshortja me instikte normale nuk mund të duroi tipin satiriaz të tillë.
“Vini re ju lutem”
Që të mos ketë huti, shumë shpesh edhe prostitucioni nuk ka të bëjë me persona të tipit Don Zhuan.
Don Zhuani, është një ngashënjyes i shkretë në të cilin pulëson fryma avanturiste.
Çoroditjet seksuale (perversioni/perversët)
Në lidhje të ngushtë me perversionin është fenomeni seksual i inversionit, të cilat së bashku plotësohen dhe formohen dhe përveç instiktit anormal seksual në kuptimin bartës manifestojnë edhe vija të karakterit të deformuar.
Inversionet manifestohen në formë të instiktit aberrant seksual ndaj të tjerëve, objekteve të pazakonshme dhe të panatyrshme, thjeshtë çoroditen prandaj kujdes!
Pra, tiparet qendrërore të këtij instikti devijant seksual është kalimi jo i natyrshëm në personin e gjinisë së njëjtë, fëmijë, i moshuar, shtazë, madje edhe kufomë që paraqet krisje totale dhe morbide dhe shumë odioze.
Perversioni
Është dukuri e rëndë patologjike seksuale që shfaqet në mënyrën e përjetimit të orgazmës.
Është i madh rrethi i çrregullimeve perverse të instikteve seksuale.
Në forma aberrante të instiktit seksual bëjnë pjesë: narcizmi, pedofilia, gerantofilia, zoologjia (sadomania), sadizmi, mazohizmi.
Narcizmi
I quajtur sipas formës narcis nga mitologjia Greke, paraqet personin e dashurarur në vetvete, pra vetëpelqyshmeria, pra kur energjia libido është e orientuar nga vetvetja e personit. Ky është një interpretim i thjeshtë për këta persona!
Mirëpo për fat të keq në pyetje është çrregullimi afatgjatë, jo në kuptimin legjendar por në kuptimin narcis në depërtimin shoqëror kur narcisoizmi ndërtohet në themelet e egoizmit.
Narcizmi është i ndërtuar mbi bazat e agresivitetit, mendjemadhësisë, dashurisë për pushtet, paftyrësisë deri sa ato vija karakteristike te të tjerët energjikisht flaken(“negativja e mbështetur në negative refuzohet”).
Këta e zhvillojnë dhe e shfaqin epshin e dashurisë në vetvete, deri te kulti dhe në atë arrogancë të tyre të gjitha virtytet e të tjerëve i shikojnë me përulje, mendjemadhësi dhe urrejtje.
Atyre çdo gjë u lejohet, kurse të tjerëve ju kontestohen dhe ndalohet ky është parimi i tyre, mendim i tyre i sëmurë!?
Dëshira e flakur e tyre, e cila kalon çdo kufi madje edhe vet tendencë për vetëmjaftueshmëri, është ushtrimi i sundimit mbi të tjerët e cila është më e rëndësishme madje edhe se vet jeta e tyre.
Nga narcisoidët shpërthen agresiviteti malin dhe destruksioni sadist, thjeshtë janë sadist.
Pedofilia
Është formë aberrante e invesionit seksual në të cilën objekti libid është I orinentuar nga fëmija, vepër e sanksionuar penale, me dënim shumë të rëndë për personin e tillë shkatërrues.
Këta persona të sëmuar janë me të vërtetë të rrezikshem, shkaktojn dhimbje të mëdha dhe janë degjenerues total.
Para ca ditësh e dëgjuam rastin në qytetin e Prizrenit, u tregua kjart se me çfarë lloji të njeriut kemi të bëjmë dhe ky është vet tmerri që nuk do fjale, nuk do shumë spjegim dhe elaborim të mëtutjeshëm sepse është thjesht një makabër.
Ky është një rast i zbuluar, dhe tash shtrohet pyetja sa e sa raste tjera janë të pa identifikuara dhe sa viktima kemi që vuajnë nga fati i njëjtë.
Ju lutem denonconi në Polici këto raste, ju lutem reagoni në organe përgjegjëse, që këta persona të marrin dënimin e merituar me ligj.
Familja dhe fëmijët tanë janë vet kuptimi i atdheut, nuk ka vlerë më të madhe se kjo, prandaj duhet reagim dhe veprim në instancat legale, ligjore dhe legjitime.
Ne mbështetemi dhe kërkojmë ndihmë nga Shteti, sepse kemi shtet të konsoliduar dhe organet tona.
Mitrovicë 12.04.2022