Manifesta 14 Prishtina vazhdon të sjellë ngjarje të reja në qytet përgjatë muajit shtator
Jemi në gjysmën e edicionit të 14-të të Manifesta në Prishtinë dhe energjia e atmosfera e mirë në qytet po vazhdon.
Përgjatë kësaj kohe Manifesta 14 shënon në të gjitha hapësirat dhe eventet e saj mbi 70.000 vizita, si dhe kanë vazhduar mirënjohjet nga media të ndryshme.
Kjo ngjarje jo vetëm ka vënë në plan të parë skenën e artit dhe kulturës së Prishtinës, por ashtu siç shkruan dhe Mousse Magazine “Manifesta 14 ndoshta është edhe më e suksesshme në rrënjësimin e qasjes kuratoriale afatgjatë e të udhëzuar nga komuniteti”.
Shtatori është përplot evente, prej atyre me natyrë gastronomike në Qendrën për Praktikë Rrëfyese e deri tek lojëra për fëmijë nëpër qytet. Ne mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja në javët në vijim në Prishtinë.
Programi i Manifesta 14 Prishtina vazhdon të mbahet në të gjitha hapësirat me ekspozita, evente e ndërhyrje që janë të hapura prej të martës në të diel, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 20:00.