Manifestim i jashtëzakonshëm në Nju-Jork për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë!
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork, së bashku me shoqatat shqiptaro-amerikane të Nju-Jorkut, të enjten, më 16 janar 2025, shënoi Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Përveç nderimeve që u bënë në sallën e konsullatës, shoqatat shqiptaro-amerikane të Nju-Jorkut kishin pajisur një automjet me ekrane LED, që për disa orë rresht, në rrugët e Manhattanit (NY), vazhdimisht shfaqnin foto të krimeve gjenocidale që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Përveç ambasadorit të Kosovës, Blerim Reka, një kontribut të madh për këtë manifestim ka dhënë atdhetari i shquar i kauzës kombëtare, Mark Gjonaj, i cili ka qenë edhe këshilltar në qytetin e Nju-Jorkut, dhe Bruno Selimaj, mbështetës i luftërave çlirimtare në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës.