Manipulimi me vota nuk lindi sot
Shkruan: Selvije Halimi
Jam e bindur se rinumërimi i votave një nga një, për të gjithë deputetët 25-30 për qind do ndryshonte çoftë deputetët, çoftë renditjen me votat e fituara.
Fillimisht kur ishin listat e mbyllura manipuloheshin votat e partive. Sot kur kemi lista të hapura zgjedhore manipulohen votat e kandidatëve. Të gjithë bëhen bashkë dhe i manipulojnë votat e kandidatëve në vendvotime (klasa), për të vazhduar edhe ne QNR.
Për manipulime s’ka parti, të gjithë janë një. Ata që numërojnë e manipulojnë e marrin motivin nga jashtë dhe ec gjeje se cilat grupe interesi i motivojnë këto manipulime (me përfitim kuptohet). Andaj rinumërimi me siguri shtetërore do te ndikojë në ndërprerjen e manipulimit.
Çdo deputetë që fiton çoftë edhe një votë ndryshe nga ajo që i jep qytetari është i pameritueshëm, jokredibil e besa edhe i rrezikshëm.
Askujt nuk i duhet pozita e as ngritja e numrit të votave me manipulim. Rrahagjoksët, grua apo burrë, që pranojnë apo i pëlqen dhe vepron kështu, nuk i sjell asnjë të mirë vendit e as qytetarëve.
Duhet të gjejmë metode me të sigurt për numërim të votave që të ndalohet manipulimi përndryshe le të bëhen deputetët…. s’kam fjalë më tej kësaj radhe!!!
* Autorja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së