
Mançini: Unë e bëra kapiten Icardin
25 shkurt 2019
| 16:09
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ka bërë të ditur se ishte ai që e emëroi Mauro Icardin kapiten të Interit.
Siç dihet javën e kaluar skuadra e Interit vendosi t’ia heq shiritin e kapitenit, Mauro Icardit. Argjentinasi në ndeshjet e fundit nuk është duke u paraqitur fare për skuadrën e Interit dhe pritet që e ardhmja e tij të jetë larg kësaj skuadre.
“Unë nuk kam pasur kurrë probleme me të. AI ishte një futbollist kyç për mua dhe mund të ishte i rëndësishëm për historinë e Interit. Mua më duhej të zgjidhja një kapiten dhe zgjodha Mauron”, ka deklaruar Mançini.
/Epoka e re/