Manovrat ushtarake ruse në Detin e Zi, shqetësojnë Rumaninë

11 tetor 2018 | 11:18

Anëtarja e NATO-s, Rumania, ka shprehur shqetësim të mërkurën lidhur me rritjen e aktivitetit ushtarak rus në Detin e Zi, në të cilin ka dalje.

“Federata Ruse po përdor Detin e Zi për të projektuar forcën në Mesdheun lindor. Gjendja ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitin e fundit”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Mihai Fifor, në një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Instituti Aspen.

Rumania është një nga shtetet evropiane të NATO-s, së bashku me Poloninë që ka rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi aleanca kërkon të pengojë Rusinë dhe t’i nënshtrohet modernizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi më i gjatë në botë i një aeroplani komercial…