Mantelbardhët i bashkohen aksioneve ekologjike në Prizren
05 prill 2018
| 17:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se janë duke vazhduar aksionet ekologjike në këtë komunë.
Ai ka thënë se këtyre aksioneve i janë bashkangjitur edhe mantelbardhët e Prizrenit.
“Aksionet e javës ekologjike po vazhdojnë. Aktivitetit ‘Pastro përtej pragut’ i janë bashkëngjitur edhe 44 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. I falënderojmë mantelbardhët dhe drejtoreshën Flaka Siqeca për iniciativën. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjitën dhe të pastrojnë përtej pragut të tyre”, ka thënë Haskuka.