Mantova me investime konkrete në Kosovë
20 qershor 2018
| 11:18
Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë.
Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e ardhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete.
Cavaglieri pritet të investojë në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, që do të gjenerojë vende të reja pune dhe do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë.
/Epoka e re/