Manxhuka i LV-së: PDK-ja dhe LDK-ja nuk votuan, me propozimin tonë s’u certifikua Lista Serbe

23 dhjetor 2024 | 16:09

Në mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk është certifikuar Lista Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk kanë marrë pjesë në votim.

“Me propozim dhe kërkesë të anëtarëve Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, përfaqësuesit e LV-së, që votuan dhe kundër certifikimit, në KQZ Lista Serbe nuk certifikohet si subjekt për zgjedhjet parlamentare 2025. Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së nuk morën pjesë në votim”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.

Ndërsa anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

Elshani ka kujtuar se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të Listës Serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka miratuar shitjen e mundshme…