MAPL-ja e rrëzon vendimin e Ramës për shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”

23 tetor 2024 | 19:52

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për dhënien në shfrytëzim të shtëpizave në sheshin “Xhorxh Bush” një ndërmarrjeje komunale.

Në vendimin e ministrisë thuhet se vendimi i Ramës për miratimin e kërkesës së ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” për organizimin e tregut veror është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“MAPL konstaton se vendimi Nr. 14.020/04.129312/24 nuk përmban në preambulë Rregulloren nr. 01-463/01-227577/23 për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për më pak se një vit të datës 1.12.2023, akt me të cilin kryeqyteti i Republikës së Kosovës/Prishtinë ka përcaktuar ‘procedurë të brendshme për dhënien në shfrytëzim të pronës më pak se një vit’ si dhe neni 6 i vendimit që ka përcaktuar se ‘hyrja në fuqi realizohet në momentin e nënshkrimit të tij’ duke anashkaluar dërgimin e aktit të autoritetit mbikëqyrës për shqyrtimin e ligjshmërisë është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 80”, thuhet në arsyetim.

MAPL-ja i ka kërkuar kryetarit Rama dhe Kuvendit Komunal që të ndërmarrin veprimet që brenda afatit ligjor të rishqyrtojë aktiv dhe të harmonizojë me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka dënuar sulmin, duke…