![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/krasniqi-komunat.jpg)
MAPL-ja harton raportin ‘Ndikimet socio-ekonomike të Covid-19 në komunat dhe bizneset e Kosovës’
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke parë nevojat dhe kërkesat e komunave gjatë përballjes me pandeminë Covid-19 ka hartuar raportin “Ndikimet socio-ekonomike të Covid-19 në komunat dhe bizneset e Kosovës” në bashkëpunim me UN-Habibat.
Ministri Krasniqi gjatë kësaj tryeze ka vlerësuar se ky raport është pjesë e planit strategjik operacional të MAPL-së, duke synuar mbështetjen ndaj komunave në përballjen me pandeminë Covid-19.
Gjithashtu, ministri Krasniqi ka theksuar se përmes këtij raporti janë identifikuar dhe adresuar sfidat e komunave në përballje me pandeminë Covid-19 dhe në bazë të këtyre të gjeturave inkurajohen Komunat të hartojnë planet e rimëkëmbjes ekonomike lokale bazuar në udhërrëfyesin e hartuar nga MAPL.
Në kuadër të këtij takimi, përveç përfaqësuesve të MAPL-së, morën pjesë edhe kryetarë të komunave, përfaqësues të komunave, akterët ndërinstitucional dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.