MAPL-ja vlerësohet për llogaridhënie dhe menaxhim të financave publike

01 korrik 2018 | 13:38

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se është vlerësuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për shkallën e lartë të llogaridhënies dhe menaxhimin e financave publike.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin vjetor të auditimit të përgatitur nga kompania ndërkombëtare audituese ‘Deloitte’, ku MAPL-ja vlerësohet për shkallën e lartë të kontrollit dhe llogaridhënies në procesin e menaxhimit financiar të financave publike si dhe adresimin e rekomandimeve”, është theksuar në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, raporti i auditimit e vlerëson MAPL-në si institucion që ka vendosur kontrolle të shëndosha në raport me detyrimet e saj, ku menaxhimi dhe kontrolli financiar kanë dëshmuar një proces të mirë shqyrtimi dhe një siguri të legjislacionit dhe proceseve tjera të kontrollit.

“MAPL për vitin 2017, nuk ka marrë asnjë rekomandim në fushat si vijon: Pasqyrat financiare vjetore; Pagat dhe mëditjet; Mallrat dhe shërbimet;  Shërbimet komunale;  Investimet kapitale; Menaxhimi i resurseve njerëzore; Subvencionet dhe transferet; Obligimet e papaguara; Sistemi i auditimit të brendshëm”, është thënë më tutje në komunikatë.

MAPL mbetet e përkushtuar në adresimin e të gjitha të gjeturave dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve.

“Raporti vjetori i auditimit për MAPL-në, po ashtu ka vlerësuar progresin e arritur për implementimin e rekomandimeve të auditimit. Nga një vlerësim për tre vite: 2015, 2016 dhe 2017, raporti gjen se është bërë progres në implementimin e të gjitha rekomandimeve. Nga 10 rekomandime në total të dhënë në vitin 2015, në vitin 2017 janë zbatuar plotësisht 6 prej tyre dhe 4 janë adresuar dhe janë në proces të zbatimit”, është theksuar në komunikatën e MAPL-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kolumbisë, James Rodriguez pritet të luajë në ndeshjen…