MAPL shpërblen Drenasin për performancë të vitit 2017
29 qershor 2018
| 15:27
Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari i Ramiz Lladrovci të premten ka pranuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal grantin prej 82.380 euro për shpërblimin në raportin e performancës komunale për vitin 2017, ku edhe është radhitur njëra ndër komunat me performancën me të lartë në nivel vendi.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar MAPL-në për vlerësimin e lartë të Komunës së Drenasit dhe ka thënë se mjetet e këtij granti do të përdorën për të mirën e komunitetit.
Ai ka shtuar se ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Komunën e Drenasit në të gjithë sektorët për vlerësimin që i është bërë në raportin vjetor të performancës komunale të vitit 2017.
/Epoka e re/