Maqedonci: Ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Kosovës

25 janar 2024 | 12:39

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në NATO dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Takimi me Abbottin është njëherësh edhe takim lamtumirës pasi ai për pak ditë do të largohet nga Kosova, për t’u zëvendësuar nga Jonathan Hargreaves.

Maqedonci ka thënë se Abbott, “me punën e tij të shkëlqyer i shërbeu rritjes së bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Ministri Maqedonci ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civilë dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Formula 1 askush nuk është plotësisht i sigurt se…