Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e sigurisë, interes kombëtar dhe rajonal

23 gusht 2023 | 11:39

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Altin Kurti.

Maqedonci ka thënë se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë është interes kombëtar.

“Ambasador Minxhozi më uroi detyrën e re para se të diskutonim në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96 për qind, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019. Ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se një duzinë punëtorë kanë humbur jetën pasi…