Maqedonci dhe Jashari morën pjesë në takimin e grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës
20 maj 2024
| 16:15
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, siç ka njoftuar ministri Maqedonci është diskutuar për situatën aktuale dhe ndihmat ushtarake që ka nevojë Ukraina.
Maqedoci ka thënë se Kosova është me Ukrainën, sepse ajo është në të drejtën e saj.
“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.