Maqedonci dhe Jashari nderojnë Gecin me medaljen për ‘Shërbim të shquar’
22 gusht 2024
| 17:12
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të Sejdi Gecit, shef i sektorit për bashkëpunim civilo-ushtarak, në pritjen e organizuar për këtë rast, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, ia kanë ndarë medaljen për “Shërbim të Shquar”.
Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.