Maqedonci dhe Jashari presin në takim ekipin e FSK-së që do të udhëtojë drejt Britanisë për trajnimin e ushtarëve ukrainas

23 janar 2025 | 12:39

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kontigjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët do të vazhdojnë misionin trajnues për ushtarët ukrainas, në kuadër të operacionit “Interflex”.

Maqedonci ka thënë se performanca dhe profesionalzmi i ushtarëve të FSK-së po vlerësohet lartë, jo vetëm nga shteti britanik, por edhe prej pjesëmarrësve të tjerë.

“Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribuues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Operacioni “Interflex” është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Kastrati nga Prizreni shpall të pavlefshme diplomën e SHMGJ…