
Maqedonci dhe Jashari udhëtojnë drejt Amerikës, do të kenë takime edhe në Departamentin e Shtetit
13 janar 2025
| 11:46
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Në ShBA, ata pritet të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.
Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, dy drejtuesit ai i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Ushtrisë së Kosovës do të zhvillojnë takime në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera.
Sipas njoftimit, këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.