Maqedonci: Duke investuar në ushtri, investojmë në sigurinë e qyetarëve
13 dhjetor 2023
| 14:21
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”.
“Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.