Maqedonci: FSK-ja përkrah Britanisë vazhdon të jap koontruibut në trajnimin e oficerëve ukrainas
27 shkurt 2024
| 13:57
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke vazhduar të japin kontributin e tyre në trajnimin e rekrutëve të Ukrainës.
Ai ka thënë se instruktorët e FSK-së së bashku me Britaninë e Madhe deri më tani kanë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas.
“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin ‘Interflex’, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofroj kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34 000 rekrutë”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.