Maqedonci ishte i pranishëm në koncertin e 112-vjetorit të FASh-it
05 dhjetor 2024
| 10:38
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në koncertin e organizuar për nder të 112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë ngjarje të veçantë, Maqedonci ka pasur kënaqësinë t’i shprehë urimet më të përzemërta ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe gjenerallejtënant Arben Kingjit, për këtë përvjetor të rëndësishëm.
Sipas ministrisë, ky koncert simbolizon historinë dhe përkushtimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në shërbim të vendit dhe rajonit.