Maqedonci kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) dhe NATO.
Këtë rikonfirmim, Maqedonci e ka bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në ministerialin e bashkëpunimit të mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation – CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që është zhvilluar në Budapest të Hungarisë.
Po ashtu, ai ka thënë se ka kërkuar përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të Kosovës, duke mundësuar kontribut më të madh të vendit tonë për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.
“Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë. Gjithashtu ritheksova faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zubin Potokut vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.