Maqedonci: Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme

26 qershor 2024 | 15:16

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët. “Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq sot vizitova Kroacinë ku zhvillova takim me ministrin Anushiq.

Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë. Me ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global.

Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Gjatë vizitës poashtu nënshkruam marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake ‘Franjo Tugjman’ e që rrit edhe më tej kapacitetet tona humane në mbrojtje dhe siguri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar të mërkurën rezultatet…