Maqedonci nënshkruan rregulloren për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim

10 korrik 2024 | 13:34

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka njoftuar në faqen zyrtare se ministri Ejup Maqedonci ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e procesit të planifikimit, programimit, buxhetimit dhe ekzekutimit në këtë ministri dhe FSK.

Ministria e Mbrojtjes e ka vlerësuar këtë dokument si një hap të rëndësishëm të zhvillimit afatgjatë të Strategjisë së menaxhimit të sistemit të mbrojtjes.

“Ky dokument thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mbështetur nga Ambasada amerikane përmes angazhimit të këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, sot…