Maqedonci: Nga viti 2025 rritet paga bazë e ushtarit për 18 për qind
29 tetor 2024
| 17:06
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se sa do të rritet paga bazë e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas ngritjes së fundit që ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës.
Në një postim në “Facebook”, ai ka deklaruar se rritja do të jetë në vlerë të 18 për qind.
“Nga viti 2025, rritet paga bazë e ushtarit për 18%. Pra nga 616 sa është aktualisht do të arrijë në 726 euro”, shkruar Maqedonci.