Maqedonci nuk pranon të komentojë publikisht për tenderin e ushqimit që u synua të bëhet sekret
08 tetor 2024
| 10:51
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke raportuar në Komisionin për Siguri.
Maqedonci nuk ka pranuar të komentojë në mbledhje të hapur lidhur me tenderin për ushqim.
“Kurse për pyetjen rreth ushqimit, nuk ka pas nënshkrim kontrate. Për çështjen e një vendimi unë e vlerësoj që do të jetë takim me dyer të mbyllura sepse janë kufizime me ligjin për informacion të klasifikuar”.
“Ndërsa vendimet si merret për ta klasifikuar një kontratë, për atë kemi një komision që e bën vlerësimin”, ka thënë Maqedonci.