Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) për fabrikën e municioneve.
Sipas një njoftimi nga kryeministri Kurti, MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
E idhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni.
Ai ka thënë se është hapi i radhës në rrugën që Kosova të bëhet industri e mbrojtjes.
Për këtë hap, ministri shton se kontribuon në paqe të Kosovës, rajonale e më gjerë.
“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara!”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.