Maqedonci për fabrikën e municionit: Më e mundshmja është që ajo të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit

12 mars 2025 | 12:54

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për medie, ka thënë se opsioni më i mundshëm është që fabrika e municionit të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.

“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Interit, Barcelonës, Bayernit dhe PSG-së, sonte do të mësohen…