Maqedonci pret në takim atasheun e mbrojtjes së Turqisë
11 gusht 2023
| 11:02
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, i cili e uroi ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re.
Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe e siguroi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve.