Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it: Kosova është falënderuese ndaj NATO-s
08 tetor 2024
| 16:29
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të martën në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutashin.
Maqedonci e ka falënderuar atë për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka theksuar se “Kosova u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurt të saj”.
.