Maqedonci priti në takim ekipin e Institutit amerikan për sektorin e sigurisë
10 korrik 2024
| 17:01
Ministri i Mbrojtjes , Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë, të cilët janë duke e mbështetur MM-në dhe FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.
Ministri Maqedonci, ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.