Maqedonci: Qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën
17 shtator 2024
| 08:49
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka folur rreth situatës së sigurisë në Kosovë.
Maqedonci tha se qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën.
” Forca e sigurisë po zhvillohet që të përballet me çdo kërcënim”, tha Maqedonci.
Shefi politik i Forcës së Sigurisë tha se pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia i ka shtyrë interesat e veta edhe në raport me shtetet e tjera.
Ai foli edhe rreth armatosjes së FSK-së, ku tha se ushtria e Kosovës vazhdimisht merr armatim nga vendet e NATO-s dhe jo sikur Serbia që merr nga vendet e lindjes.
“Armatimi i FSK-së është çdoherë bazuar në standardet e NATO-s”, tha ai.