Maqedonci sot vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
26 qershor 2024
| 08:31
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do ta vizitojë sot Kroacinë.
Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.
Për vizitën e tij ka njoftuar Ministria kroate e Mbrojtjes.
Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.
Ministria ka njoftuar se në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, për situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe për sfidat globale të sigurisë.
Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.