Maqedonci: Synimi i FSK-së, të furnizohet me helikopterë para vitit 2028

03 janar 2025 | 10:23

Tash kur pritet të hyjë në fazën e tretë, dhe të fundit, të procesit të tranzicionit, Forca e Sigurisë së Kosovës synon që të bëhet me pajisje ajrore.

Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për Kosovapress.

Maqedonci thotë se janë duke “gjeneruar opsione për furnizimin me helikopterë” dhe sipas tij në ditët në vijim do të kenë “një informacion të qartë se ku është orientimi për helikpoterët”.

“Jemi duke gjeneruar opsione për furnizim me helikopterë dhe besoj që në ditët në vijim do të kemi një informacion më të qartë se ku është orientimi ynë për helikopterët dhe qytetarët normalisht do të jenë të informuar për orientimin tonë dhe për qasjen tonë në raport me  helikopterët dhe gjithmonë synimi ynë është që para përmbylljes së fazës së tretë të tranzicionit, para vitit 2028, të paktën të kemi një pjesë të këtyre aseteve në FSK”, shprehet ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, kolegët dhe…