Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar të premten me homologun kroat, Ivan Anusiq, në Pragë të Çekisë.
Maqedonci ka theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.
“Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë, takova zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anusiq”.
“E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë. U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.