Maqedonci viziton Komandën e Forcave Speciale të Turqisë, teston një snajper

30 janar 2024 | 16:31

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vizituar Komandën e Forcave Speciale Turke, ku u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan.

“Kisha kënaqësinë që sot të vizitoj Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prita në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Omer Ertugrul Erbakan. Në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm. Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së. Komandantin e falënderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola ka konfirmuar se Erling Haaland do të kthehet…