Maqedonci: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet me Turqinë

13 prill 2025 | 16:26

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

Maqedonci ka thënë se me të kanë diskutuar bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet e tyre në fushën e mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç Trent Alexander Arnold, Real Madrid kërkon një tjetër lojtar…