Maqedonci, zyrtares së NATO-s: Vendosja e trupave serbe në kufi me Kosovën përbën kërcënim
12 prill 2024
| 15:03
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar shefen e operacioneve aktual të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në FSK dhe planet për të ardhmen.
Në këtë takim, Maqedonci i ka thënë zyrtares së NATO-s se vendosja e trupave të Serbisë në kufi me Kosovën përbën kërcenim për stabilitetin e Ballkanit.
“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.