MAQEDONËT VOTUAN XHAFERIN, SHQIPTARËT TA VOTOJNË PENDAROVSKIN

04 maj 2019 | 22:29

Shkruan: Ismet Sylejmani

Pas luftërave çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, historia e popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni ka shënuar ndryshim të madh kualitativ dhe para sajë ka të ardhme të madhe e të ndritur, me plotë faqe lavdie, ku gjeneratat e reja që do të vijnë do të mburren me të parët e tyre!

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA-ve, Bryan Hoyt Yee me vizitën e Tij në ambientet e demoluara të Parlamentit në Shkup, legjitimoi zgjedhjen e Krytarit të Ri të Kuvendit të Maqedonisë, në kohën kur pretendohej se procesi për vendosjen e tij në krye të institucionit ligjvënës kishte pasur parregullsi!

Vota shqiptare duhet të shkojë për ata që e votuan Komandantin e UÇK-së Talat Xhaferin për Kryetar Parlamentit në Maqedoni!

Bota përparimtare do ta vlerësoje votë progresive demokratike e kombëtare, votën e popullit shqiptar në përkrahje e mbështetje të presidentit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut!

Vota në përkrahje e mbështetje të konceptit politik, shtetërorë e kombëtarë të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, është votë për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, e cila jo vetëm do të jetë në NATO e BE, por do të rezatojë stabilitet në rajon e do të ofrojë përkrahje edhe nën presionin e faktorit politik e të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut që do të fitojë me përkrahjen dhe mbështetjen i Liderit e burrështetasit Ali Ahmeti, do të jetë në funksion të aspiratave dhe nevojave euroatlantike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Presidenti Pendarovski me votën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të ushtarëve e komandantëve të sajë, të popullit shqiptar e të çdo pjestari me të drejtë vote, do të jetë katërcipërisht ndryshe nga presidentët e deritashëm të FYROM!

Prishtinë, më 4 Maj 2019!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 19-vjetorin e themelimit të AAK-së, kryeministri, njëherësh kryetar i…