Maqedoni: 10 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
22 korrik 2020
| 16:51
Dhjetë persona kanë humbur betejën me Covid-19, 137 janë infektuar si dhe janë shëruar 131 pacientë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjithsej brenda 24 orëve janë realizuar 1 437 testime. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup me 64 raste, Shtip 19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 9 547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5 071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirus e kanë humbur 442 pacientë. Ndërsa aktive mbesin edhe 4034 raste./Alsat-M/