Maqedoni e Veriut: Katër raste të reja me Covid, asnjë i vdekur
04 korrik 2021
| 17:00
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar katër raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë person si pasojë e këtij virusi.
Ndërsa të shëruar janë gjashtë persona duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 150 073 raste.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 155 710, kurse të vdekur janë 5 486 persona.