Maqedoni e Veriut: Nuk miratohet ligji për lojërat e fatit, mbyllet procedura
14 mars 2024
| 12:45
Ligji për lojërat e fatit nuk ka kaluar në Kuvend të Maqedonisë së Veriut.
Ligji në fjalë është hedhur sërish në votim pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e kishte nënshkruar dekretin.
Pro këtij ligji kanë votuar 51 deputetë, derisa për miratimin e tij nevojiteshin 61 vota. Shërbimet e Kuvendit kanë sqaruar se aty përfundon procedura për këtë ligj. /Alsat-M